Në Shtime është zhvilluar sonte nisja zyrtare e fushatës elektorale të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku kandidati për deputet Bardhyl Hasanpepaj ka theksuar atmosferën pozitive dhe mbështetjen e qytetarëve.
Sipas deklarimeve të bëra gjatë aktivitetit, tubimi në Shtime është karakterizuar nga pjesëmarrje e madhe, entuziazëm dhe energji nga të pranishmit, të cilët kanë përcjellë mbështetje për nisjen e fushatës.
Hasanpepaj vlerësoi mikpritjen e qytetarëve të Shtimes, duke theksuar se energjia e shfaqur në këtë aktivitet tregon rritjen e mbështetjes për vizionin politik të LDK-së për një Kosovë më të mirë.
Fushata e LDK-së, e cila po zhvillohet në disa qytete të vendit pjesëmarrësit shprehën optimizëm për rrugëtimin politik të partisë.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur kështu aktivitetet e saj zgjedhore me mesazhin e bashkimit dhe angazhimit për procesin e ardhshëm elektoral.