Fushë Kosova konfirmon mbështetjen për LDK-në dhe kandidatin Xhafer Gashi

Prishtinë | 29 Maj 2026 | 21:11 | Nga Ekonomia Online

Në një takim me qytetarët e Fushë Kosovës, u shpreh përkrahje e fuqishme për kandidaten për presidente Vjosa Osmani dhe kryeministrin e ardhshëm Lumir Abdixhiku. Atmosfera entuziaste dëshmoi edhe një herë se Fushë Kosova mbetet vatër e rugovizmit dhe bastion i Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Xhafer Gashi, falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm, duke bërë thirrje për mobilizim dhe bashkim drejt fitores.

“Bashkohu edhe ti”, ishte mesazhi i përcjellë nga mbështetësit, të cilët u rreshtuan fuqishëm pas numrit 113 për LDK-në dhe numrit 31 për Xhafer Gashin.

Të ngjashme