Gjeneral Gëzim Hazrolli: Një jetë në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve

Prishtinë | 29 Maj 2026 | 21:23 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Gëzim Hazrolli, ka kujtuar rrugëtimin e tij shumëvjeçar në shërbim të atdheut – nga ditët e para të luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si Komandant i Brigadës 123 në Zonën Operative të Pashtrikut, e deri te ndërtimi dhe forcimi i institucioneve të sigurisë dhe Ushtrisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Hazrolli shprehu nderim dhe respekt të përjetshëm për Adem Jashari dhe të gjithë bashkëluftëtarët, djem e vajza të Kosovës, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë e vendit.

“Një jetë me uniformë. Një betim për Kosovën”, theksoi Hazrolli, duke shtuar se uniforma nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj vendit dhe qytetarëve.

Ai vlerësoi se historia e luftës dhe e shtetndërtimit është më e madhe se secili individ, duke e cilësuar atë si historinë e vetë Kosovës dhe të sakrificës për liri e shtet.

Të ngjashme