Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Gëzim Hazrolli, ka thënë se Lipjani ka dëshmuar se ndryshimi po merr forcë në çdo cep të Kosovës.
Në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, Hazrolli ka falënderuar qytetarët për mikpritjen, besimin dhe energjinë e treguar.
“Lipjani sonte dëshmoi se ndryshimi po merr forcë në çdo cep të Kosovës. Faleminderit për mikpritjen, besimin dhe energjinë që na dhatë”, ka shkruar ai.
Sipas Hazrollit, me vizion të qartë dhe përkushtim po vazhdon rrugëtimi drejt një Kosove më të zhvilluar dhe më të sigurt për të gjithë.
“Bashkë, me vizion të qartë dhe përkushtim, po ecim drejt një Kosove më të zhvilluar dhe më të sigurt për të gjithë”, ka deklaruar Hazrolli.