Takimi i Hamzës me punëtorë të arsimit, Elmi Reçica: Do të investojmë në bursa dhe digjitalizim

Prishtinë | 01 Qer 2026 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Elmi Reçica ka treguar planprogramin e partisë ku ai bën pjesë duke thënë se do të bëhen bursa dhe digjitalizim në arsim.

Reçica tha se investimi në zhvillimin e të rinjëve është garanci për një Kosovë më konkurruese.

“Në takimin e Kryeministrit Bedri Hamza me punëtorët arsimorë, u prezantua vizioni për një arsim më cilësor, më modern dhe më të lidhur me tregun e punës. Investimet në bursa, digjitalizim dhe zhvillimin e të rinjve janë garanci për një Kosovë më konkurruese”, tha ai.

Të ngjashme