Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka bërë të ditur se aktivitetet e ditës i ka përmbyllur në Nivokaz, ku, sipas tij, ka marrë mbështetje dhe besim të madh nga qytetarët.
Beqa theksoi se entuziazmi dhe përkrahja e shprehur nga banorët e Nivokazit janë një tregues i besimit në programin dhe vizionin e PDK-së për të ardhmen.
“Ditën e mbyllëm në Nivokaz, me përkrahje dhe besim të madh për fitoren e PDK-së”, ka shkruar Beqa në një postim publik.