Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë muajit maj, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 233 gjoba ndaj shoferëve që janë kapur duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të automjetit.
Policia u bëri thirrje pjesëmarrësve në trafik që të shmangin përdorimin e telefonit gjatë ngasjes, duke theksuar se shpërqendrimi mund të shkaktojë pasoja serioze në komunikacion.
Komunikata:
Masat policore ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ngasjes së automjetit në muajin maj-2026
Ferizaj, 01.06.2026
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.
Gjatë muajit maj 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 233 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur këtë rregull, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.
Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut:
– Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë
– Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
– Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406
Sigurojmë qytetarët se konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht.