Zjarr në një hotel në New Delhi: 21 të vdekur, të tjerë hidhen nga ndërtesa për t’u shpëtuar flakëve

Prishtinë | 03 Qer 2026 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në një zjarr në një hotel në Delhi të mërkurën, ka njoftuar policia, në një nga incidentet më të rënda të këtij lloji në kryeqytetin indian në vitet e fundit.

Dëshmitarët thanë se disa persona u hodhën nga ndërtesa që ishte përfshirë nga flakët për të shpëtuar, ndërsa banorët lokalë sollën dyshekë nga një dyqan afër për të zbutur rëniet e tyre.

“Njerezit shtrinë dyshekë, dhe një grua nga kati i tretë u hodh mbi ta me një fëmijë të vogël,” tha dëshmitari Sher Khan.

Pamjet televizive treguan dy persona që hidheshin nga një kat më i lartë i ndërtesës, ndërsa ndërtesa ishte përfshirë plotësisht nga zjarri dhe tymi po dilte me forcë.

Banorët që ndihmuan në operacionin e parë të shpëtimit thanë se zjarri kishte nisur në katin përdhes dhe të parë të ndërtesës katërkatëshe, duke bllokuar ata që ndodheshin në katet e sipërme.

“Në afërsi ka një dyqan dyshekësh, i morëm dyshekët prej aty dhe i shtruam në rrugë për të ndihmuar ata që po hidheshin nga ndërtesa,” tha banori lokal Wasim Raja për agjencinë e lajmeve ANI, shkruan Reuters.

Të ngjashme