Autoritetet kanë njoftuar se një person është vrarë dhe 63 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve iraniane në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit të mërkurën.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kuvajt, si shkak i goditjes së objektit, është dëmuar një pjesë e madhe e aeroportit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv
Autoritetet e kanë vlerësuar si një nga sulmet më të mëdha që nga fillimi i luftimeve në Lindjen e Mesme.
Një zëdhënës i ministrisë tha se shtatë nga të plagosurit kishin nevojë për ndërhyrje kirurgjikale urgjente. /Klankosova.tv