Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica ka thënë se Ferizaj shquhet për mikpritjen e rrallë, traditën e pasur dhe njerëzit e tij të mrekullueshëm që me punë e përkushtim ndërtojnë vlera të qëndrueshme.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Reçica ka treguar se ka vizituar restorantin “Apollonia”.
Ai, ka thënë se çdo vizitë në këtë restorant është dëshmi se tradita dhe profesionalizmi mund të ecin së bashku, duke e bërë këtë vend një adresë të njohur për të gjithë ata që vlerësojnë cilësinë dhe mikpritjen ferizajase.
Postimi i tij i plotë:
Ferizaj shquhet për mikpritjen e rrallë, traditën e pasur dhe njerëzit e tij të mrekullueshëm që me punë e përkushtim ndërtojnë vlera të qëndrueshme. Këto virtyte i gjen më së miri te restoranti “Apollonia”, ku vëllezërit Astrit dhe Genc Hyseni kanë krijuar një vatër të respektit, bujarisë dhe shërbimit cilësor.
Çdo vizitë në restorant “Apollonia” është dëshmi se tradita dhe profesionalizmi mund të ecin së bashku, duke e bërë këtë vend një adresë të njohur për të gjithë ata që vlerësojnë cilësinë dhe mikpritjen ferizajase. Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe për kontributin që i jepni imazhit më të mirë të Ferizajt. Ju priftë e mbara!