Gashi: Mobilizim i jashtëzakonshëm për LDK-në një ditë para zgjedhjeve

Prishtinë | 06 Qer 2026 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Xhafer Gashi, ka vlerësuar mobilizimin e qytetarëve në Mramor, një ditë para zgjedhjeve të 7 qershorit, raporton Ekonomia Online.

Përmes një postimi, Gashi ka falënderuar mbështetësit për përkrahjen ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidaturës së tij.

Ai ka theksuar se atmosfera në tubim reflekton besimin për fitore në zgjedhje.

“Mobilizim i jashtëzakonshëm, një ditë para fitores! Mramori bashkë! Lidhja Demokratike e Kosovës 113. Xhafer Gashi 31”, ka shkruar Gashi.

Të ngjashme