Gashi: Afër katër mijë qytetarë votuan në shkollën “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë deri në ora 15:00

Prishtinë | 07 Qer 2026 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Afër katër mijë qytetarë kanë votuar në shkollën “Mihail Grameno”, në Fushë Kosovë deri në orën 15:00, raporton Ekonomia Online.

Këto të dhënë janë bërë të ditura nga menaxheri i qendrës së votimit në këtë shkollë, Ismet Gashi, i cili ka thënë se deri më tani çdo gjë ka shkuar në rregull dhe se krahasuar me vitin e kaluar numri i votuesve është më i ulët.

“Jo, çdo gjë ka shku shumë mirë edhe deri më tash, në orën 15:00, i morëm të dhënat e votuesve sa kanë dalë. Janë 3946 votues që e kanë kry obligimin e tyre qytetar.  Është pak ndoshta më i ulët, se aty-aty është. Nuk ka diferencë shumë të madhe. Jo, nuk kemi shqetësime. Ka disa raste që nuk po e gjejnë vendvotimin këtu, por janë në shkolla të tjera ose në komuna të tjera. Edhe ne po iu sqarojmë arsyen se pse kanë ndodhur këto, edhe ata po e mirëkuptojnë gjendjen. Kështu që mbetet ata herën tjetër të jenë më të kujdesshëm edhe t’i saktësojnë vendvotimet e tyre”, tha Gashi për EO.

Qytetari Edon Haziri, tha se votimi ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur ndonjë problem.

“Vallahi, mirë ka shku procesi. Porsa hyra, votova, shumë qetë. Ai ka pak edhe kështu një farë provokime, e din, prej këtyre një farë… e din, partive të tjera, po ça me ba tash. Unë për shembull, unë për shembull jam dalë edhe në  publik, a e din krejt për kënd votoj e për krejt. A e din kështu. Vallahi jo, jo s’e patëm vështirë se e ka qitë KQZ-ja ato, veç e këqyr me ato kod edhe drejt shkuam. Kështu veç ka shku mirë. Unë jam edhe kështu tiktoker, a din, e sende s’po e zgjati më shumë, më mirë”, tha Haziri për EO.

Ndërsa, qytetarja Sebahate Duriqi deklaroi se pas këtyre zgjedhjeve pret të bëhet më mirë për ta.

“Jo, shumë lehtë, shumë mirë. S’osht hera e parë, edhe për herë të tretë që po votoj këtu në Fushë Kosovë, megjithëse prej Prishtinës kam ardhur. Tash banoj këtu. Po, në këtë qendër votoj gjithë. E pres më mirë, për rininë, për të gjithë njerëzit çka jetojmë këtu. Po presim më mirë diçka. T’i shohim, se si bëhet”, tha Duriqi.

Të ngjashme