Arrestohet shtetasi turk, i konfiskohet substancë narkotike

Prishtinë | 21 Sht 2026 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës mbrëmjen e djeshme ka arrestuar një shtetas turk pasi që, gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 4.31 gram.

Rasti ka ndodhur në qytetin e Prizrenit në rrugën ‘’Ekrem Rexha’’.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme