Afër 6% të votave të numëruara, pesë kandidatët më të votuar të LDK-së, prin Osmani, pasuar nga Abdixhiku

Prishtinë | 08 Qer 2026 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar numërimin e votave për kandidatët për deputetë, pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet politike që kanë garuar në zgjedhjet e 7 qershorit.

Kur janë numëruar afër 6 % e votave, listës së LDK-së, i prin Vjosa Osmani, pasuar nga Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami e Avdullah Hoti.

Lista e LDK-së me 5 më të votuarit deri më tani:

Vjosa Osmani me 3, 277 vota

Lumir Abdixhiku 3, 040 vota

Doarsa Kica Xhelili 2, 320 vota

Hykmete Bajrami    1, 705 vota

Të ngjashme