Një grua ka kërkuar ndihmë në stacionin policor në Gjilan pasi është ndjekur nga një burrë i cili ka tentuar ta godas me një mjet të mprehtë.
Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme duke arrestuar të dyshuarin.
Njoftimi i plotë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Gjilan / 09.06.2026 – 10:05. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë në stacionin policor sepse është ndjekur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ka tentuar ta godas me një mjet të mprehtë. Zyrtarët policorë kanë ndërmarr veprime të menjëhershme duke arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të lehta. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.