Çitaku uron Ditën e Çlirimit: Liria ka emra, histori dhe sakrificë

Prishtinë | 12 Qer 2026 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Sekretarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, duke shprehur respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në rrugën drejt lirisë.

Përmes një postimi publik, Çitaku theksoi se kjo ditë është një moment reflektimi dhe nderimi për mijëra gra dhe burra që patën guximin të ëndërronin lirinë dhe ta shndërronin atë në realitet.

Ajo kujtoi me respekt të gjithë ata që nuk janë më mes nesh, por që, sipas saj, jetojnë përherë në lirinë, flamurin dhe shtetin e Kosovës.

“Liria nuk erdhi rastësisht. Ajo ka emra, ka histori, ka sakrificë”, shkroi Çitaku, duke vlerësuar sakrificat e atyre që lanë pas rininë, familjen dhe rehatinë, e shumë prej tyre edhe jetën, për lirinë e vendit.

Në fund të mesazhit të saj, nënkryetarja e PDK-së shprehu falënderim të përjetshëm për të gjithë ata që kontribuuan në çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës së lirë.

Të ngjashme