OVL-UÇK, dega në Kaçanik e ka dënuar ashpër këtë akt, duke e cilësuar si vandalizëm dhe fyerje ndaj vlerave të luftës.
Nënkryetari i degës, Kjani Zeneli, ka thënë se nuk kanë dyshime për autorët e mundshëm, por rasti është ende nën hetime.
Ndërkohë, Policia ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka të dyshuar për rastin.
Ky nuk është rasti i vetëm, pasi ditë më parë është raportuar për vandalizim të ngjashëm edhe në Çyçavicë të Obiliqit.