Vritet një 52-vjeçar në Mirditë

Prishtinë | 15 Qer 2026 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhu mëngjesin e kësaj të hëne në Mirditë, ku një person është vrarë me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është një 52-vjeçar.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur krimi mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve të mundshëm.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet procedurale dhe grumbullimin e provave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Pritet që në orët në vijim policia të japë më shumë detaje lidhur me motivet dhe dinamikën e vrasjes.

Të ngjashme