Komuna e Fushë Kosovës hap thirrje publike për përkrahjen e fermerëve

Prishtinë | 15 Qer 2026 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Fushë Kosovës ka hapur thirrje publike për përkrahjen e bujqve dhe fermerëve përmes furnizimit me mjete bujqësore.

Sipas njoftimit, ftohen të gjithë bujqit dhe fermerët e komunës që i plotësojnë kushtet e përcaktuara në thirrje, të aplikojnë brenda afatit të paraparë dhe të përfitojnë nga kjo mbështetje në funksion të zhvillimit të veprimtarisë së tyre bujqësore.

“Ftohen të gjithë bujqit dhe fermerët e Komunës së Fushë Kosovës që i plotësojnë kushtet e përcaktuara në thirrje të aplikojnë brenda afatit të paraparë dhe të përfitojnë nga kjo mbështetje në funksion të zhvillimit të veprimtarisë së tyre bujqësore”, thuhet në njoftim.

Komuna ka bërë të ditur se informatat e detajuara lidhur me kriteret, dokumentacionin e nevojshëm dhe afatet e aplikimit gjenden në thirrjen publike të publikuar nga Drejtoria e Bujqësisë.

Nga Komuna e Fushë Kosovës është theksuar se mbetet e përkushtuar në mbështetjen e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural në territorin e saj.

Të ngjashme