Kryeministri indian takon Trumpin, përmend vdekjet e marinarëve në Gjirin Persik

Prishtinë | 17 Qer 2026 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Zemërimi shpërtheu në Indi javën e kaluar pasi tre marinarë u vranë në një sulm amerikan ndaj një cisterne që ShBA tha  se po shkelte bllokadën e porteve iraniane.

ShBA goditi gjithashtu dy anije të tjera në Gjirin Persik javën e kaluar, të gjitha me ekuipazh indian në bord, raporton BBC.

Pas një takimi dypalësh me Presidentin e ShBA-së Donald Trump, kryeministri indian, Narendra Modi thotë se ai ka theksuar “rëndësinë e lirisë së lundrimit”.

“Siguria e tyre është me rëndësi të madhe për ne”, thotë ai, duke iu referuar detarëve indianë që mbajnë në funksionim rrugët globale të transportit detar.

I pyetur nëse shpreh ngushëllime për familjet e prekura, Trump thotë: “E dëgjova këtë. Është një profesion i vështirë, i duam të gjithë ata njerëz, janë njerëz të mrekullueshëm”, deklaroi ai.

Të ngjashme