Shqipëria ndër vendet me karburantin më të shtrenjtë në Evropë

Prishtinë | 19 Qer 2026 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht se Shqipëria mbetet ndër vendet me të ardhurat më të ulëta në Europë, qytetarët e saj vazhdojnë të përballen me çmime të larta të karburanteve, duke paguar më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për vitin 2025, indeksi i çmimeve për karburantet dhe lubrifikantët në Shqipëri ka arritur në 110.5% të mesatares së BE-së. Kjo nënkupton se një konsumatori shqiptar i nevojiten 10.5% më shumë para për të blerë të njëjtën sasi karburanti krahasuar me një qytetar mesatar europian.

Raporti bazohet në metodologjinë e fuqisë blerëse (PPP), e cila mat koston reale të mallrave dhe shërbimeve duke marrë parasysh nivelin e të ardhurave dhe çmimeve në secilin vend.

Sipas renditjes europiane, Shqipëria pozicionohet e pesta për karburantet më të shtrenjta, pas Islandës, Danimarkës, Holandës dhe Zvicrës. Në të njëjtën kohë, vendi rezulton më i shtrenjtë edhe se shumica e vendeve të rajonit.

Të ngjashme