Vjedhin arkën me para në një xhami në fshatin Isniq të Deçanit

Prishtinë | 19 Qer 2026 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Një vjedhje e rëndë është raportuar në fshatin Isniq të Deçanit, ku persona të panjohur kanë vjedhur arkën me para nga xhamia e fshatit.

Sipas raportit të Policisë, rasti është denoncuar më 18 qershor 2026 rreth orës 11:30 nga ankuesi, i cili ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë hyrë në objektin fetar dhe kanë marrë arkën ku ruheshin paratë.

Shuma e parave të vjedhura ende nuk është bërë e ditur.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit

Të ngjashme