Ministria e Brendshme informon se mbrëmë në orën 22:25, Stacioni Policor për Mbikëqyrjen Kufitare “Liqeni i Ohrit” – Ohër ka marrë një njoftim se I.M. (31) nga Struga, është lënduar duke peshkuar në ujërat e Liqenit të Ohrit pranë një kampingu në bregdetin e Ohrit.
Pas marrjes së masave, oficerët e policisë e gjetën të lënduarin, pas së cilës ai u transportua me ambulancë dhe u mbajt në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë.
Me urdhër të prokurorit publik, të gjitha pajisjet e peshkimit u konfiskuan për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të ngrihet një raport përkatës.