Policia gjen armë, municion e mjete të tjera ilegale në Zubin Potok

Prishtinë | 22 Qer 2026 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se në veriun e Mitrovicës në tri raste të ndara ka gjetur armë, municion dhe mjete të tjera ilegale.

Sipas Policisë, të trija rastet janë në Zubin Potok.

Sipas njoftimit aksioni është zhvilluar dje pas pranimit të informatave nga qytetarët se në disa lokacione mund të gjendeshin mjete të paligjshme.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, në vazhdën e pranimit të informatave nga qytetarët, më datë 21.06.2026 ka pranuar informacione se në tri lokacione në komunën e Zubin Potokut mund të ketë armë, municion dhe mjete të tjera ilegale. Si rezultat, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime operative dhe kanë kryer kontrolle në tri lokacione të ndryshme, si më poshtë:

Rasti I

Më datë 21.06.2026, pas pranimit të informatës për mjete ilegale, njësitë policore kanë kryer kontroll në fshatin Presek, Zubin Potok, në një objekt (shtallë për ushqimin e bagëtive), ku kanë gjetur dhe konfiskuar:

1  pushkë M48;

5  karikatorë të armës së gjatë të kalibrit 7.62 mm;

151 fishekë të kalibrit 7.62 mm;

Pjesë të uniformës e kamufluar;

Bateri ndriçuese.

Rasti II

Më datë 21.06.2026, rreth orës 15:15, pas pranimit të informatës për mjete ilegale, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime operative dhe kanë kryer kontroll në një objekt (shtallë për ushqimin e bagëtive) në fshatin Presek, Zubin Potok, ku kanë gjetur dhe sekuestruar:

1 pushkë M48;

74 fishekë të së njëjtës armë;

254 fishekë të armës së gjatë të kalibrit 7.62 mm.

Rasti III

Më datë 21.06.2026, rreth orës 19:00, njësitë policore kanë kryer kontroll në një objekt të pabanuar në fshatin Qeçevë, Zubin Potok, pasi ishte pranuar informacion se në atë lokacion mund të gjendeshin armë dhe mjete të tjera ilegale.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar:

1 pushkë M48 me bajonetë;

11 fishekë të së njëjtës armë;

33 fishekë të armës së gjatë të kalibrit 7.62 mm;

Dy makina (mjete pune) për mbushjen e fishekëve të armëve të gjuetisë;

Rreth 200 gramë barut;

Rreth 2 kilogramë sfera (thërrmija metalike) për mbushjen e fishekëve të armëve.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale:

“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lidhur me këto raste, deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të vazhdojnë të ndajnë informacione që ndihmojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Çdo informacion mund të raportohet në numrin emergjent 192.

Të ngjashme