15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Prishtinë | 22 Qer 2026 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Në Dragash një fëmijë 15-vjeçar ka gjetur një kuletë me para dhe dokumente dhe e ka dorëzuar menjëherë në polici.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 18 qershor në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit Kukajan.

Teksa po lëvizte me biçikletë, 15-vjeçari hasi në një kuletë të humbur, në të cilën ndodheshin dokumente personale dhe 153 euro para të gatshme.

I mituri nuk hezitoi ta dorëzonte kuletën në Stacionin Policor në Dragash dhe falë dokumenteve të gjetura brenda saj, policia arriti ta identifikojë dhe ta kontaktojë pronarin.

Një ditë më vonë, personi që kishte humbur kuletën u paraqit në stacionin policor, ku mori sendet e tij dhe shprehu mirënjohje për veprimin e ndershëm të 15-vjeçarit, si dhe për angazhimin e zyrtarëve policorë.

Të ngjashme