U dërgua në spitalin e Tiranës, kjo është gjendja e 28-vjeçares që u ther me thikë nga burri

Prishtinë | 22 Qer 2026 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

28-vjeçarja Bleona Xhaja, e cila mbeti e plagosur pas therjes me thikë nga bashkëshorti i saj, është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

E reja mori ndihmën e parë në spitalin e Pogradecit, por për shkak të gjendjes së saj shëndetësore u vendos dërgimi urgjent në kryeqytet.

Sipas burimeve mjekësore të A2Cnn, 28-vjeçarja ka marrë plagë të shumta në kraharor dhe në bark dhe aktualisht paraqitet me parametra jetësorë të qëndrueshëm dhe ndodhet nën monitorimin e vazhdueshëm të ekipit mjekësor.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Fatmir Xhaja, 30-vjeçar, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec.

Sipas informacionit paraprak, ai dyshohet se e ka plagosur me mjet prerës gjatë një konflikti në banesë.

Të ngjashme