“E kapa derën derisa u shemb gjithçka”, flet gruaja pasi nxirret e gjallë nga rrënojat në Venezuelë

Prishtinë | 26 Qer 2026 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Venezuela po i vazhdon përpjekjet për t’i shpëtuar qindra njerëz të ngecur nën rrënoja pas tërmeteve të fuqishme që ndodhën dje.

Një grua që u nxor e gjallë nga ekipet e emergjencës dhe vullnetarët, ka treguar momentin e frikshëm të lëkundjeve, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Graciela Mora tha se “Kur nisi tërmeti, u kapa me sa forcë munda pas derës, e shtrëngova aq fort, saqë theva gishtin.”

Duke folur para kamerës vetëm pak çaste pas shpëtimit, ndërsa ndodhej ende e shtrirë, Mora rrëfeu se u mbajt fort pas kornizës së derës “derisa të gjitha katet u shembën”.

Tërmeti 7.2 ballësh i ndjekur më pak se një minutë më vonë nga një tërmet tjetër 7.5, më i fuqishmi që nga viti 1900, deri më tani, raportohet se ka lënë të vdekur 235 persona.

Të ngjashme