Parashikimi i motit: Fundjavë përvëluese në gjithë Shqipërinë

Prishtinë | 26 Qer 2026 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Fundjava duket se do jetë përvëluese në Shqipëri, siç paralajmëroi sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Eneida Doçi.

Vlerat minimale do të shënojnë nga 26 gradë celcius ndërsa vlerat maksimale parashikohen deri në 39 gradë celcius.

“Gjatë kësaj fundjave do të kemi depërtimin e masave ajrore të lagështa me origjinë jug-perëndimore nga anticikloni i Azoreve, por po ashtu dhe masat ajrore me origjinë nga veriu i Afrikës, ç’ka do të sjellin mot të nxehtë në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës. Moti do të vijojë i kthjellët, ndërsa vranësirat e pakta kalimtare përgjatë maleve në orët e mesditës dhe pasdites, ndërsa do të kemi dhe rritje të ndjeshme të temperaturave, si në vlerat minimale, ashtu edhe në ato maksimale.

Të ngjashme