Fëmija 5-vjeçar po trajtohet në Emergjencë, pas zjarrit në banesën te Parku i Qytetit në Prishtinë

Prishtinë | 27 Qer 2026 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Fëmija pesë vjeçar i cili ka marrë lëndime nga zjarri i cili ka kapluar një banesë në orët e mëngjesit në Prishtinë, po trajtohet në Emergjencë në Qendrën Klinime Universitare të Kosovës, (QKUK), raporton Ekonomia Online.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në kryeqytet, Lulzim Fushtica, ka deklaruar se zjarri tashmë është lokalizuar, duke treguar se janë lënduar dy qytetarë, ku njëri nga ta është një fëmijë pesë vjeçar.

Sipas Fushticës ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe pesë zjarrfikës.

‘Ekipet janë angazhuar. Pra për momentin i kemi këtu Brigadën Policore anti zjarrfikësve, Policinë e kryeqytetit, ekipet e emergjencës mjekësore të drejtorisë për siguri dhe emergjenca dhe tani deri sa po flasim që pesë orë jemi këtu dhe zjarri është lokalizuar. I kemi të lënduar dy qytetarë të cilët kanë qëlluar në banesë, njëri prej tyre është fëmijë pesë vjeçar i cili është në emergjencë dhe gjatë intervenimeve edhe pesë zjarrfikës kanë kërkuar ndihmë, mirëpo nuk janë lëndime të mëdha, por janë lëndime të them profesionale gjatë kryerjes së punës së tyre dhe ata të gjithë janë trajtua nga ekipet emergjente që janë në vend të ngjarjes”, ka thënë ai.

Të ngjashme