Haradinaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Xhemajl Mustafajt, djalit të tij Hasanit dhe Faik Tofajt

Prishtinë | 29 Qer 2026 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Ish kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarëve Xhemajl Mustafaj dhe Faik Nimon Tofaj, si dhe të Hasan Mustafajt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj bëri të ditur se në Maznik të Deçanit kanë humbur jetën Xhemajl Mustafaj dhe djali i tij, Hasani, ndërsa pas një sëmundjeje të shkurtër është ndarë nga jeta edhe bashkëluftëtari nga Juniku, Faik Nimon Tofaj.

“Familjeve Mustafaj dhe Tofaj, të afërmve, miqve e bashkëluftëtarëve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Në këto momente të rënda, ndajmë dhimbjen me ta dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar dhimbjen”, ka shkruar Haradinaj.

Në fund të mesazhit të tij, ai ka nderuar kujtimin e të ndjerëve me fjalët: “Qoftë i përjetshëm kujtimi për Xhemajlin, Hasanin dhe Faikun. U prehshin në paqe!”

Të ngjashme