Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, i bëri për spital një burrë dhe një grua

Prishtinë | 29 Qer 2026 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një shtetas i Turqisë në Prishtinë pasi i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka dëmtuar pronën dhe ka sulmuar një burrë e një grua.

Policia ka bërë të ditur se dy personat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë pasi që, i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka dëmtuar pronën dhe ka sulmuar viktimat kosovar. Dy viktimat një mashkull dhe një femër kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme