Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë opinion të kualifikuar për pasqyrat financiare të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2025, duke identifikuar një sërë parregullsish financiare dhe ligjore që lidhen me menaxhimin e buxhetit, pagesat për Policinë e Kosovës, prokurimin publik dhe administrimin e stafit.
Raporti evidenton se MPB ka keqklasifikuar mbi 10 milionë euro shpenzime, ka mbivlerësuar detyrimet kontingjente me mbi 2.7 milionë euro, ndërsa janë konstatuar edhe pagesa të padrejta për zyrtarë policorë të suspenduar dhe punonjës që nuk kishin vijueshmëri në punë.
Një nga gjetjet kryesore të auditorit lidhet me mënyrën e regjistrimit të shpenzimeve.
Sipas raportit, MPB ka ekzekutuar pagesa në vlerë prej 12.56 milionë euro, kryesisht për paga të policëve të fituara përmes vendimeve gjyqësore. Megjithatë, nga kjo shumë, 10.065.651 euro janë regjistruar si investime kapitale, ndonëse në realitet bëhej fjalë për pagesa pagash dhe obligime të lidhura me to.
Përveç kësaj:
Auditori vlerëson se kjo ka shtrembëruar pasqyrimin e shpenzimeve reale të ministrisë dhe ka ndikuar në prezantimin jo të saktë të buxhetit.

Raporti konstaton se MPB ka raportuar gabimisht edhe detyrimet kontingjente.
Sipas auditimit, ato janë mbivlerësuar për 2,731,577 euro, për shkak të regjistrimeve të pasakta dhe mos përditësimit të rasteve gjyqësore.
Auditorët kanë gjetur:
Sipas ZKA-së, kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në besueshmërinë e pasqyrave financiare.

Një tjetër gjetje lidhet me pagesat për kushte specifike të punës.
Megjithëse Policia e Kosovës kishte ndërprerë këto shtesa nga korriku i vitit 2025, auditimi zbuloi se 19 zyrtarë policorë të suspenduar vazhduan t’i merrnin ato edhe pas pezullimit.
Vlera e këtyre pagesave arrin në 26,580 euro.
Auditorët theksojnë se këta zyrtarë nuk ishin duke ushtruar detyrën dhe nuk përballeshin me rrezikshmërinë që justifikon këtë shtesë.
Sipas raportit, kjo ka dëmtuar buxhetin e ministrisë dhe njëkohësisht ka krijuar pabarazi me policët që realisht kryenin detyra të rrezikshme në terren.

Auditimi evidenton edhe pagesa për punonjës të komunitetit serb të integruar në institucionet e Kosovës.
Sipas raportit, gjatë vitit 2025 janë paguar 119,999 euro për 19 punonjës, të cilët nuk kishin vijueshmëri në punë.
Raporti sqaron se këta punonjës ishin transferuar në qendra të ndryshme të MPB-së, ndërsa një pjesë e tyre kishin kundërshtuar transferimin përmes ankesave në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil.
Për katër prej tyre ishte ndërprerë marrëdhënia e punës, ndërsa 15 raste vazhdonin të mbeteshin të pazgjidhura.
Megjithatë, sipas auditorëve, pagesat kishin vazhduar edhe pse nuk kishte evidencë të vijueshmërisë në punë.

Në fushën e prokurimit publik, auditimi gjeti se ministria kishte pranuar një automjet në vlerë prej 89,900 euro, megjithëse ai nuk i përmbushte specifikimet teknike të kontratës.
Sipas raportit:
ZKA vlerëson se kjo ka ardhur si pasojë e verifikimit të pamjaftueshëm gjatë pranimit të mallit dhe analizës jo të plotë të specifikimeve teknike.

Raporti evidenton edhe një problem të përsëritur me zyrtarët policorë të suspenduar.
Në fund të vitit 2025, 58 policë vazhdonin të kompensoheshin me 50 për qind të pagës, ndonëse kishin kaluar më shumë se gjashtë muaj nga suspendimi.
Auditorët theksojnë se udhëzimi administrativ nuk e rregullon qartë situatën kur procedurat penale zgjasin më shumë se gjashtë muaj, duke krijuar kosto shtesë për buxhetin e Policisë së Kosovës.

Auditimi evidenton gjithashtu probleme serioze në menaxhimin e burimeve njerëzore.
Sipas raportit, 391 zyrtarë policorë ushtrojnë detyra në pozita që kërkojnë gradë më të lartë sesa ajo që posedojnë.
Një vit më parë ky numër ishte 341, që nënkupton një rritje prej 50 rasteve.
Sipas auditorëve, kjo situatë është krijuar pas ndryshimeve në strukturën organizative të Policisë së Kosovës, ndërsa procesi i gradimeve ende nuk ishte përfunduar.

Përveç këtyre çështjeve, raporti identifikon edhe probleme në procedurat e prokurimit publik, përfshirë:
Në përfundim të auditimit, Zyra Kombëtare e Auditimit ka adresuar 12 rekomandime për Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Nga to:
Auditorët kërkojnë që MPB të përmirësojë kontrollin financiar, klasifikimin e shpenzimeve, menaxhimin e detyrimeve kontingjente, administrimin e pagesave në Policinë e Kosovës, proceset e prokurimit dhe sistemin e gradimit të stafit policor.
Sipas raportit, pikërisht këto mangësi kanë bërë që MPB të marrë opinion të kualifikuar për pasqyrat financiare të vitit 2025, ndërsa audituesit kanë tërhequr vërejtje edhe për disa çështje të pajtueshmërisë me legjislacionin në fuqi.