Autorja e vrasjes në Ferizaj përjetoi dhunë nga viktima, detaje nga vendi i ngjarjes

Prishtinë | 29 Qer 2026 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Ani se krejt dita ishte e qetë të dielën në Ferizaj, nata nuk doli ashtu. Në orën 22:50 ndodhi një vrasje, ku si pasojë e të shtënave me armë humbi jetën 32-vjeçari, Florim Haxhidema, transmeton Klankosova.tv.

Fillimisht për rastin e rëndë u dyshua se vrasjen e kreu 48-vjeçari M.Begisholli, por që në fakt, sipas Prokurorisë nuk doli të jetë ashtu.

E dyshuara, sipas organeve të rendit, është vajza e 48-vjeçarit, 24-vjeçarja A.R., e cila po ashtu mori plagë dhe po trajtohet në QKUK.

Bazuar në informacionet e para, e dyshuara kishte përjetuar dhunë nga viktima.

“Ashtu siç është raportuar edhe në media, e dyshuara kryesore thuhet se kishte dhunë nga 32-vjeçari andaj edhe ka ardhur deri te situata e rëndë. Vlen të theksohet se ajo nuk ka qenë në repartin e Psikiatrisë në QKUK, ashtu siç është përmendur në media”.

Nga vendi i ngjarjes është sekuestruar edhe një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur për të kryer vrasjen e rëndë në rrugën “Sejdi Sejdiu”.

Të ngjashme