Autoritetet në Kaliforni zbuluan të premten të paktën 117 qen të ngordhur, në gjendje të ndryshme dekompozimi, shumë prej të cilëve dyshohet se ishin vrarë me armë zjarri.
Zbulimi u bë në kuadër të një hetimi në vazhdim ndaj organizatës së shpëtimit të kafshëve Miranda’s Rescue, shkruan NBC News, transmeton Klankosova.tv.
Trupat e qenve u gjetën gjatë një kontrolli në pronën e organizatës në qytetin Fortuna, njoftoi Zyra e Sherifit të Qarkut Humboldt. Autoritetet kishin siguruar një urdhër kontrolli që lejonte edhe gërmimin e pronës, pasi dyshohej se qentë ishin varrosur në varre masive.
Sipas zyrtarëve, 117 mbetjet e qenve u gjetën kryesisht të paprekura në dy vende të ndryshme të pronës. Gjithashtu, u zbuluan afro dy duzina kafkash, qindra eshtra dhe rreth 600 qafore qensh.