Zyrtarja e lartë e BE-së për Zgjerimin vizitë në Kosovë

Prishtinë | 30 Qer 2026 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Zyra e BE-së në Kosovë ka njoftuar se në Prishtinë po qëndron zyrtarja e lartë e BE-së për Zgjerimin, Valentina Supreti, që merret specifikisht me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në njoftim thuhet se do të ketë një vlerësim sa i përket progresit në reforma dhe temë diskutimi do të jetë edhe Plani i Rritjes dhe përkrahja e BE-së.

Supreti është takuar sot me Jeton Zulfajn nga Qeveria e Kosovës dhe gjatë ditës do të takohet edhe me Mimoza Kusari-Lilën, ministre në detyrë e Tregtisë.

Të ngjashme