Qeveria në detyrë miraton raportin për kontrollin e financave publike dhe hapjen e “Fondit të Konfiskimit”

Prishtinë | 30 Qer 2026 | 21:49 | Nga Ekonomia Online

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime.

Në këtë mbledhje është miratuar Raporti i Konsoliduar Vjetor për Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në subjektet e sektorit publik për vitin 2025.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar vendimin për autorizimin e Ministrisë së Financave që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për hapjen e një llogarie të dedikuar në kuadër të Llogarisë së Vetme të Thesarit (LlVTH), me emërtimin “Fondi i Konfiskimit”.

Sipas vendimit, kjo llogari do të shërbejë vetëm për pranimin dhe evidentimin e të hyrave që rrjedhin nga konfiskimi i pasurisë me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Të ngjashme