Aksion i madh në sektorin e naftës me 9 të arrestuar, deklarohet Shoqata e Naftëtarëve

Prishtinë | 01 Kor 2026 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka shprehur mbështetjen e plotë për institucionet e drejtësisë në hetimet që po zhvillohen ndaj disa importuesve të naftës.

Reagimi erdhi pasi nëntë persona u arrestuan gjatë aksionit të sotëm ndaj krimit të organizuar që u zhvillua në 21 lokalcione.

Kjo shoqatë në reagim potencon se këto janë raste të izoluara dhe nuk e përfaqësojnë profesionalizimin e shumicës së operatorëve të këtij sektori.

“Në të njëjtën kohë, Shoqata vlerëson se rastet që aktualisht janë në hetim përbëjnë raste të izoluara dhe nuk përfaqësojnë punën, integritetin dhe profesionalizmin e shumicës së operatorëve të këtij sektori, të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre në përputhje të plotë me ligjin dhe standardet në fuqi”. Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me institucionet kompetente dhe mbështet çdo proces që forcon sundimin e ligjit, nxit konkurrencën e ndershme dhe rrit besimin e qytetarëve në tregun e naftës. Çdo shkelje e mundshme duhet të trajtohet mbi bazën e fakteve dhe përgjegjësia të mbetet individuale, pa u përgjithësuar mbi një sektor që jep kontribut të rëndësishëm në ekonominë e vendit”, thuhet në reagimin e naftëtarëve.

Gjatë operacionit që nisi mëngjesin e sotëm janë sekuestruar 15 mijë euro, pesë vetura, pesë autobotë për transport të derivateve, dy armë zjarri, 54 fishekë, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relevante për rastin.

Të ngjashme