Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar me rastin e shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka vlerësuar rolin e SHBA-së në historinë e Kosovës, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme amerikane në momentet më të rëndësishme për vendin.
“Në pritjen e mbrëmshme për 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shtetit që na u gjend pranë në kohët më të vështira dhe u bë pjesë e secilit sukses të Republikës sonë”, ka shkruar Osmani.