59 të vdekur nga përmbytjet në Bregun e Fildishtë

Prishtinë | 01 Kor 2026 | 21:57 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 59 persona kanë humbur jetën në përmbytjet në Bregun e Fildishtë, sipas një zëdhënësi të qeverisë atje.

Autoritetet kanë bërë të ditur se numri i të vdekurve mund të rritet, derisa kërkimet janë duke vazhduar.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë ndodhur si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, që kanë filluar që nga e shtuna.

Gana fqinje është goditur gjithashtu nga shira të rrëmbyeshëm, raporton Sky News.

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën atje pas përmbytjeve në pjesë të mëdha të vendit, përfshirë kryeqytetin Akra.

Ndërtesat dhe rrugët u përmbytën në qytet të hënën, duke bllokuar aksesin në disa zona të Accras.

Të ngjashme