Katër persona kanë mbetur të plagosur nga incidenti me armë zjarri që ndodhi në Podujevë, në mesin e tyre një kalimtare e rastit, raporton Ekonomia Online.
Këtë e ka bërë të ditur Basri Shabani, nënkolonel në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë, i cili shtoi se tre prej të plagosurve janë familjarë të përfshirë në ngjarje.
“Kemi marrë informacion se në shesh ka ndodhur të shtënë me armë zjarri. Njësitë relevante ju kanë përgjigjur rastit, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit janë të plagosur katër persona, tre të cilët kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në incident dhe një kalimtare e rastit, për fat të keq, e cila, për fat të mirë, ka lëndime të lehta trupore”, ka thënë ai.
Ndërsa, ka thënë se nuk dihet motivi, pasi që janë në fazën e parë të grumbullimit të informacioneve.
“Për motivin nuk mund të them ende sigurt, për arsye se jemi në fazën e parë të grumbullimit të informacioneve dhe posa të të kuptohet motivi, me siguri se do të informoheni. Në informacionet që kemi, domethënë në bazë të incizimeve që kemi nxjerrë nga vendi i ngjarjes, tre persona të cilët kanë qenë drejtpërdrejt të përfshirë, janë të lënduar me armë zjarri, siç e potencova, dhe të njëjtit po trajtohen për momentin në urgjencën e QKUK-së në Prishtinë. Po, po, kanë lidhje familjare dhe problem, problemet janë familjare dhe ky mund të jetë motivi, por saktësisht për motivin nuk mund të themi ende asgjë.
Po, siç e potencuat edhe ju, zyrtari policor ka qenë në rroba civile, është hetues i Stacionit Policor të Podujevës dhe ka qenë në detyrë zyrtare dhe ka ndërhyrë dhe fatmirësisht ka ndikuar që rastit kushtimisht të them, të parandalohet ndoshta edhe ndonjë lëndim apo plagosje tjetër”, tha Shabani.
LEXO EDHE: