Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një vizitë pune në Republikën Federale të Nigerisë, ku është takuar me senatorin George Akume, sekretar i Qeverisë së Federatës.
Përmes një postimi, Konjufca tha se gjatë takimit është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Nigerisë.
“Isha i kënaqur që zhvillova një vizitë pune në Republikën Federale të Nigerisë, ku pata nderin të takohem me Sh.T. Senatorin George Akume, Sekretar i Qeverisë së Federatës”, ka shkruar Konjufca.
Ai theksoi se Kosova është e interesuar të ndërtojë marrëdhënie më të ngushta me Nigerinë.
“Kosova pret me padurim të ndërtojë një angazhim konstruktiv me Nigerinë dhe të eksplorojë rrugë për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona”, u shpreh ai.
Konjufca falënderoi nikoqirët për pritjen gjatë vizitës.
“E falënderoj Sh.T. Sekretarin Akume dhe zyrën e tij për mikpritjen e ngrohtë”, shtoi ai.