Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak

Prishtinë | 06 Kor 2026 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

Autostrada Durrës-Tiranë është bllokuar përkohësisht në zonën pranë Shijakut për shkak të prezencës së madhe të tymit të shkaktuar nga zjarri që ka përfshirë fshatin Koxhas.

Sasia e dendur e tymit, siç shkruan A2, ka ulur ndjeshëm shikueshmërinë në rrugë, duke krijuar rrezik për qarkullimin e automjeteve.

Për këtë arsye, është vendosur bllokimi i përkohshëm i segmentit deri në përmirësimin e situatës.

Të ngjashme