Macron viziton Sirinë, udhëtimi i parë i një lideri të BE-së në Damask pas rrëzimit të Assadit

BERLIN, GERMANY - JANUARY 25: French President Emmanuel Macron during a joint press conference with German Chancellor Olaf Scholz ahead of talks at the Chancellery on January 25, 2022 in Berlin, Germany. (Photo by Kay Nietfeld - Pool/Getty Images)
Prishtinë | 06 Kor 2026 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur të hënën në Siri, në vizitën e parë të një kreu shteti të Bashkimit Evropian në Damask që nga rrëzimi i regjimit të ish-presidentit Bashar al-Assad në vitin 2024.

Lajmi u konfirmua nga agjencia shtetërore siriane e lajmeve, e cila bëri të ditur se vizita e Macronit shënon një etapë të re në marrëdhëniet mes Sirisë dhe vendeve evropiane, shkruan Reuters.

Vizita vjen në një kohë kur Siria po kalon një transformim të rëndësishëm politik nën udhëheqjen e presidentit Ahmed al-Sharaa.

 Sharaa, ish-komandant i al-Qaedas, ka krijuar marrëdhënie të ngushta me shtete perëndimore dhe vende të Lindjes së Mesme, të cilat më parë kishin izoluar regjimin e Assadit.

Të ngjashme