Një vajzë 17-vjeçare u dhunua nga tri adoleshente në një banesë në Fier.
Sipas policisë, një 15-vjeçare është arrestuar, ndërsa rrahja dyshohet se ndodhi për motive të dobëta.
Opinionisti, Eduard Sopaj në emisionin “Kosova Today” deklaroi se në këtë rast dëshmon dështimin e nivelit të edukimit, transmeton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, opinionistja Besa Mahmuti, tha se pamjet e publikuara nga ky rast i rëndë nuk do duhej të shpërndaheshin në media e rrjete sociale.
Ndërsa gazetarja Dafina Jegeni, deklaroi se raste të tilla po trimërojnë të rinjtë e tjerë. Ajo shtoi se njëra e mitur, e cila u arrestua, ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së saj.