Situata rreth themelimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit nuk është e komplikuar. Në fakt, është shumë e qartë dhe vetëm partitë politike, sidomos ajo më e madhja, LVV, munden me e kompliku dhe me e blloku vendin, duke e dërgu përsëri në zgjedhje.
1. LVV i ka fitu bindshëm zgjedhjet dhe i takon Kryetari i Kuvendit me automatizëm.
2. LVV i ka votat, bashkë me partnerët e saj nga pakicat kombëtare, me e formu qeverinë. Nuk i duhet asnjë ndihmë e as negociata rreth formimit të qeverisë.
3. Zgjedhja e Presidentit, për çka edhe shkuam në zgjedhje të jashtëzakonshme, është e vetmja temë ku duhet të bashkëpunojnë të gjitha partitë. Rolin dhe përgjegjësinë kryesore e ka LVV, sipas rezultateve të zgjedhjeve.
Presidenti duhet me qenë jopolitik dhe i zgjedhur me konsensus e bashkëpunim.
Rruga më e mirë për me e zhvillu këtë proces dhe dialogim është duke i përcaktu kriteret e kandidatit dhe pastaj me i propozu së paku tre kandidatë që i plotësojnë dhe i arrijnë këto kritere.
Këta kandidatë nuk duhet me qenë as satelitë të LVV-së e as të partive opozitare. Duhet me qenë të pavarur nga ndikimet politike. Mundësisht femër.