Drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në aksin rrugor Prishtinë–Pejë duhet të kenë kujdes, pasi sot do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit.
Sipas Klina.info, për shkak të punimeve në rrugë, në segmentin tek ura e Dollcit do të realizohet procesi i minimit të terrenit, andaj rruga do të bllokohet duke filluar nga ora 15:00.
Ende nuk është bërë e ditur se sa do të zgjasë bllokimi i qarkullimit.
Rruga do të rihapet vetëm pasi të përfundojë pastrimi i materialit të krijuar nga minimi dhe të konstatohet se qarkullimi mund të zhvillohet në mënyrë të sigurtë.