Pejë: Sulmoi viktimën me mjet të fortë, policia në kërkim të një personi

Prishtinë | 08 Kor 2026 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Një person është duke u kërkuar nga organet e rëndit në Pejë, pasi dyshohet të ketë sulmuar me mjet të rëndë një viktimë.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:26, policia është njoftuar nga emergjenca e spitalit se janë duke trajtuar një person të lënduar. Dyshimet fillestare ishin që viktima u lëndua nga arma, por sulmi dyshohet të jetë bërë me një mjet të fortë. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe është duke e trajtuar rastin. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe më pas do të dhurojë deklaratën mbi rastin” deklaroi Gashi.

Të ngjashme