Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv.drejtor i AKI-së

Prishtinë | 08 Kor 2026 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Agon Bytyqi do të jetë zëvendësdrejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë edhe për 5 vjet të tjera.

Lajmi është bërë i ditur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Vendimin e mori Haxhiu bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, me të cilin nënshkroi vendimin.

“Përvoja e tij, njohja e institucionit dhe përgjegjësia e dëshmuar gjatë mandatit të parë janë të rëndësishme për vazhdimësinë dhe punën profesionale të AKI-së në mbrojtje të sigurisë së vendit.

E falënderuam z. Bytyqi për punën e deritanishme dhe i uruam mbarësi në mandatin e ri” shkroi Haxhiu.

Të ngjashme