KEK-u anulon një tender 6-milionësh

Prishtinë | 08 Kor 2026 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Korporata Energjetike e Kosovës ka anuluar një aktivitet të prokurimit, për të cilin ishin parashikuar të investoheshin 6 milionë e 784 mijë e 725 euro.

Bëhet fjalë për tenderin për ndërrim të gypave të kondensatorit në B1 dhe B2, i cili ishte paraparë të ndahej në dy lote.

Anulimi i aktivitetit u bë dje, sakaq numri i tenderëve të pranuar ishte 4.

Anulimi i bë me kërkesë të një dispozite në Ligjin e prokurimit publik, e që ka të bëjë me çmimin e tenderëve.

“Korporata Energjetike e Kosovës Sh.A. anulon këtë aktivitet të prokurimit për Lot 2, në pajtueshmëri me nenin 62 të LPP-së, në mungesë të ofertave të përgjegjshme, respektivisht tejkalimit të vlerës së parashikuar nga OE pjesëmarrës”, thuhet ne njoftimin e anulimit.

Njoftimi për këtë tender ishte bërë qysh në prill të këtij viti.

Sipas aktivitetit të prokurimit, ndërrimi i gypave të kondensatorit në B1 ishte paraparë të bëhej nga 1 qershori deri më 5 shtator.

Ndërkaq, ndërrimi i gypave në B2 ishte planifikuar të bëhej nga 1 maji i vitit të ardhshëm, deri më 1 tetor./indeksonline

Të ngjashme