Rama ripërsërit ftesën e dialogut me studentët

Prishtinë | 03 Nën 2026 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht refuzimit të studentëve, edhe këtë mëngjes kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur ftesën për dialog me ta.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tregon tryezën e gurtë gjashtëkëndore të vendosur para godinës së kryeministrisë dhe sipër saj 6 letra me mbishkrimin; dialog.

Por studentët e kanë refuzuar vazhdimisht ftesën e kreut të qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Të ngjashme